Kaka: Derbi, pikë kthese për Milanin, mund të bëjë një kampionat të madh

Ricardo Kaka, brazilian i famshëm që ka lënë gjurmë te Milani, foli për mikrofonat e “Sportmediaset” për suksesin e “Djallit” në derbi.

Sipas tij, kjo  fitore mund të rezultojë një pikë kthesë për objektivat madhorë.

"Në derbi, Milani dha një sinjal të madh pas asaj që ndodhi kundër Liverpoolit.

Fitorja kundër Interit, duke luajtur mirë, ishte përgjigjja e duhur.

Nëse kuqezinjtë vazhdojnë të luajnë si në derbi, ka perspektiva të mira për kampionatin - vazhdoi braziliani -

Ne pamë një ekip me një qëndrim ndryshe dhe shumë të mirë, duke luftuar për rezultatin.

I pyetur për atë që mund t’i japë Leao skuadrës kuqezi, fituesi i Topit të Artë komentoi:

“Leao? Ai është një lojtar që më pëlqen shumë, ka forcë, cilësi dhe teknikë, ne duhet ta mbështesim atë, mund ta ndihmojë shumë këtë Milan.”

Kaka foli më pas për Gabbia-n, i cili zgjidhi derbin: “Mund të ndihmojë edhe kombëtaren italiane, një tjetër kuqezi me fanellën e kaltër”.