Camavinga ‘ngroh’ Ancelottin, mund të jetë gati për derbin
Një dëmtim i hershëm gjatë fazës parasezonale e ka penguar Eduardo Camavingan të bëjë paraqitjen e tij të parë në sezonin 2024-2525.
Pasi pësoi një lëndim në gju në stërvitje para Superkupës së UEFA-s, francezi filloi stërvitjen në fushë javën e kaluar në atë që ishte një lajm i madh për situatën e tij.
“MARCA” tani sjell një tjetër përditësim, që tingëllon si muzikë në veshët e Carlo Ancelottit.
Siç transmetohet nga gazeta spanjolle, Camavinga është stërvitur i vetëm në Valdebebas gjatë javës së kaluar dhe tani është gati të ndërmarrë hapin tjetër të madh në rikuperimin e tij.
Nesër ai do të stërvitet me grupin për herë të parë pas dëmtimit, që do të thotë se mund të jetë shpejt nën urdhrat e trajnerit italian.
Nëse francezi do të jetë në gjendje të përfundojë stërvitjen pa asnjë dhimbje apo shqetësim, Carlo Ancelotti planifikon ta aktivizojë kundër Atleticos së Madridit këtë fundjavë për derbin shumë të rëndësishëm.
Me Kylian Mbappe për tri javë jashtë, trajneri italian po mendon seriozisht një ndryshim taktik me një rikthim në një formacion 4-4-2.
Jude Bellingham, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde janë tre titullarët e garantuar, dhe Camavinga mund të jetë anëtari i katërti mesfushës nëse rikuperohet në kohë.
Përndryshe, preferenca e menaxherit ka të ngjarë të jetë Luka Modric duke pasur parasysh përvojën e tij, por Arda Guler gjithashtu është alternativë për ta nisur titullar.
