Sonte, seria e dytë e Europa League… në fushë disa lojtarë shqiptarë

Mbrëmjen e sotme do të zbresin të tjerë emra të mëdhej të futbollit europian në fushë, në kuadër të javës së parë të fazës së grupeve të Kupës Europa League.

Mes tyre do të jenë edhe lojtarët shqiptarë që priten me mjaft interes, mes tyre Nedim Bajrami, i cili pati një debutim të sukesshëm te Glasgow Rangers në fundjavën e shkuar. Skuadra e tij do të përballet këtë mbrëmje me Malmon në transfertë.

Gjithashtu Besiktasi i Muçit dhe i Rashicës do të debutojë sot në Europa League  përballë një emri të madh të futbollit europian si Ajaxi, por në të shkuarën, pasi ky i sotmi është një Ajax me probleme të mëdha dhe aktualisht ndodhet në vendin e 9-të në kampionat edhe pse me dy ndeshje më pak se rivalët. Por pavarësisht momentit, përballja në “Johan Cruyff” nuk do të jetë aq e thjeshtë sa duket për skuadrën turke.

Gjithashtu këtë mbërmje do të zbresë në fushë edhe Roma, e cila do të përballet me Atletik Bilbaon. Ndeshja në “Olimpico” do të jetë takimi i parë i skuadrave në kompeticionet e UEFA-s. Juric do të debutojë në Europë në krye të Romës në sfidën e sotme kundër baskëve, pas suksesit që pati në kampionat në ndeshjen e tij të parë nën drejtimin e verdhekuqëve

Roma ka marrë pjesë rregullisht në kompeticionet e UEFA-s në vitet e fundit, ndërsa Bilbao u paraqit për herë të fundit në skenën evropiane në vitin 2018, kur u eliminuan në fazën e 1/16 e Ligës së Evropës nga Marseille.

Ndërkohë do të jenë edhe shumë klube të tjera që do të debutojnë këtë mbërmje në Europa League përfshirë këtu Fenerbahcen e Mourinhos që luan përballë Union ST Gilloise, Totenhami që pret Karabagun apo Lyon Olympiacos.