Terroristët serbë para drejtësisë, Hodaj: Për 3 të arrestuarit akuza është e sqaruar, ndërsa për Radoiçiçin dhe të tjerët në arrati...

Të mërkurën është shtyrë për 9 tetor seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit një vit më parë.

Shtyrja u vendos pasi avokatët e të akuzuarve Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq kërkuan më shumë kohë për të lexuar shkresën e lëndës dhe provat e Prokurorisë.

Avokati në Kosovë Taulant Hodaj, në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” shpjegoi procedurat që do të ndiqen në këtë rast.

Hodaj: Dje ka qenë seanca fillestare.

Në Kosovë procedura penale është e rregulluar që në fillim bëhen hetimet, pasi bëhen hetimet përfundojmë me një aktakuzë apo mbyllen hetimet.

Në rastin konkret është bërë aktakuza dhe është dërguar në gjykatë për vazhdim më tutje.

Tani procedura është që këtë aktakuzë të akuzuarit kanë të drejtë të kundërshtojnë apo ta pranojnë fajësinë.

Dje u dhanë disa sqarime, mendoj se ka vendosur gjykata drejtë.

Për këta të tre që janë prezentë është e sqaruar, vazhdon procedura e rregullt.

Ndërsa për të tjerët, prokuroria ka propozuar që të vazhdojë gjykimi në mungesë.