Shtyhet seanca për terroristët serb, Canaj: Diçka po fillon, nëse kapen duhet proces tjetër
Diplomati, Blerim Canaj në një intervistë në Ora News u shpreh se prokuroria speciale Kosovës ka qenë e shpejtë dhe efikase për ngritjen e aktakuzave për terroristët serb që sulmuan Banjskën.
Canaj: Tani është fakt që diçka po fillon.
Është fakt që prokuroria speciale si kurrë më parë ka qenë aq e shpejtë dhe aq efikase në këtë drejtim, së paku nga njohësit e çështjeve juridike.
Duhet të kemi parasysh që për këtë ka pasur edhe një bashkëpunim jashtëzakonisht të madh edhe me partnerët tanë, të cilët kanë ofruar materialet të bollshme për të ngritur aktakuzën.
Tani qëndrojmë para asaj që faktikisht po fillon dhe nëse është shtyrë ajo nuk është diçka që do të shtyhet deri në pafundësi.
Janë ata të tre këtu, mirëpo është edhe një problem për shkak se thuhet që edhe nëse kapen rastësisht ata, automatikisht duhet edhe një proces tjetër nga fillimi.
