Policia e Kosovës bllokon pjesërisht Urën e Bërnjakut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 16:05
Policia e Kosovës e ka mbyllur pjesërisht urën mbi Liqenin e Ujmanit në kufirin me Serbinë.
Ura nuk është e kalueshme për kamionë, por vetëm për vetura.
Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Policisë Rajonale të Veriut, Veton Elshani ka bërë të ditur se qëllimi i mbylljes së pjesshme është ndalimi i kontrabandës.