"Bombë në presidencën e Bosnjës"/ Mesazhi kërcënues: Për qëndrimin tuaj ndaj Rusisë

Presidenca e Bosnjë-Hercegovinës ka marrë një informatë për një bombë të vendosur në ambientet e saj.

Emaili i Presidencës së BiH-së ka marrë informacion për një mjet shpërthyes, raporton Klix.ba.

“Në administratën e presidentit të Bosnje-Hercegovinës u vendosën pajisje shpërthyese. Kjo është për qëndrimin tuaj të keq ndaj Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin, sipas portalit të Sarajevës.

“Po veprojmë sipas udhëzimeve të Prokurorisë së BeH-së, është duke u bërë shqyrtimi i KDZ-së për të tri zyrat e Presidencës së BeH-së”, tha zëdhënësja e SIPA-s Jelena Miovçiç.