Futbollistët e Barcelonës dalin në mbështetje të Ter Stegen: Qëndro i fortë kapiten

Barcelona është duke luajtur ndeshjen e javës së shtatë në La Liga ndaj Getafes.

Pas pjesës së parë skuadra e Barçës është duke fituar me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi sulmues polak, Robert Lewandowski, i cili shënoi golin e shtatë këtë sezon në La Liga.

Para fillimit të ndeshjes futbollistët katalanas i kanë dalë në mbështetje kapitenit të tyre, Marc-Andre ter Stegen, i cili në ndeshjen e fundit me Villarealin pësoi lëndim.

Portieri gjerman pas ekzaminimeve mjekësore të bëra ka dalë se ai ka humbur sezonin.

Kështu që sot bashkëlojtarët e tij u solidarizuan me të ku para fillimit të ndeshjes dolën në fushë me disa fanella ku e dhanë një mesazh për të.

“Qëndro i fortë kapiten”, ishte mesazhi i lojtarëve të Barcelonës.

Ter Stegen do të jetë mungesë kryesore në vazhdimin e kampionatit.

Barcelona ka menduar për zëvendësimin e tij dhe gjatë javës së ardhshme pritet të transferojë Wojciech Szczesny.