Blushi: Erion Veliaj e ka vendin në burg si vrasës i Ardit Gjoklajt, pronar i incineratorit fantazëm të Tiranës dhe si kreu i bandës “5D”  

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, një orë para nisjes së protestës së opozitës në sheshin para Bashkisë së Tiranës jep dhe arsyet se p[se Erion Veliaj duhet arrestua, jo vetëm larguar nga zyra.

Mesazhi i Blushit

Erion Qeliaj, vrasësi i Ardit Gjoklajt, pronari faktik i inceneratorit fantazmë dhe kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D duhet dhe do të arrestohet sa më parë!

SPAK-u i Dumanit, “kolektori” i Ramaformës, është shpresa e vetme e Erion Qelisë, ideatorit, ekzekutorit dhe përfituesit kryesor të aferave më të mëdha korruptive.

Kur edhe “Drejtësia e Re” e tradhtoi popullin për t’u bërë njësh me Narkoshtetin, atëhere qytetarët kanë gjithë të drejtën legjitime të arrestojnë dhe ta ndëshkojnë Erion Qelinë, për ta bërë shembull që askush të mos guxojë më të fusë duart në xhepat e tyre!

Sot, në ora 11:00, shihemi sërish në protestë përpara selisë së Grupit të Strukturuar Kriminal 5D dhe Inceneratorit Tiranë!

Blushi: Erion Veliaj e ka vendin në burg si vrasës i Ardit Gjoklajt,