Prençi: Izolimi i një ish-kryeministri i pa miratuar nga Parlamenti është një hap i nxituar dhe njollë për vetë drejtësinë
Më 19 nëntor, në orën 10:00 do të mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese mbi ankimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për masën e parë të sigurisë, “detyrim me paraqitje”, të dhënë në tetor të vitit 2023.
Lidhur me këtë, ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” u shpreh se izolimi i një ish-kryeministri i pa miratuar nga Parlamenti është një hap i nxituar nga drejtësia, një hap që do të mbetet njollë për të.
“Ne jemi dakord që çdokush të japë llogari përpara ligjit është një standard, por kur ti kapërcen 2-3 standarde dhe mënjanon Parlamentin e Shqipërisë për njërin dhe për tjetrin jo, është hap i nxitur që gjithsesi mbetet njollë për drejtësinë”, theksoi ndër të tjera, Shemsi Prençi.
NDIQNI EMISIONIN “ORA E BETIT” TË KËSAJ TË MARTE


