Seanca për Berishën, Lapaj: Ikja e një anëtari nuk e pengon punën e Gjykatës Kushtetuese

Më 19 nëntor, në orën 10:00 do të mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese mbi ankimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për masën e parë të sigurisë, “detyrim me paraqitje”, të dhënë në tetor të vitit 2023.

Lidhur me këtë, përfaqësuesi i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” deklaroi se trupa e Gjykatës Kushtetuese është e ligjshme edhe pse me një anëtar më pak.

“Gjykata Kushtetuese duhet të ketë më shumë se 2/3 e anëtarëve të saj për të qenë funksionale, e në këtë kuptim gjykimet kushtetuese janë kushtetuese.

Kështu që ikja e zonjës nuk e pengon punën e Gjyakatës”, theksoi ndër të tjera, Adriatik Lapaj.

NDIQNI EMISIONIN “ORA E BETIT” TË KËSAJ TË MARTE