“Xhelal Marku, gazetari akademik me penë e kamera”, libri për gazetarin nga Mirdita
Në akademinë e shkencave u promovua libri “Xhelal Marku, Gazetari akademik me penë e kamera” kushtuar karrierës së gazetarit me origjinë nga Mirdita.
Autori Fran Lleshi tregoi dhe frymëzimin që solli këtë libër ndërsa vetë Marku ndau emocionet që solli të qenurit personazhi kryesor i një libri.
“Xhelal Marku, Gazetari akademik me penë e kamera” është libri më i ri kushtuar karrierës së gazetarit nga Mirdita.
Në promovimin e kësaj vepre në Akademinë e Shkencave, autori i veprës Fran Lleshi tregoi dhe frymëzimin që solli këtë libër, ndërsa nuk munguan as lëvdatat ndaj gazetarit Marku.
Shpjegoi se një ndër arsyet përse ky libër flet për karrierën dhe jetën e Markut është për shkak të pasionit që ai kishte për gazetarinë.
I pranishëm ishte dhe vetë Xhelal Marku, i cili për mikrofonin e Ora Neës ndau emocionet që solli të qenurit personazhi kryesor i një libri.
'’Është i pari që i përkushtohet një figure të gazetarit, siç jam unë.
Dhe përzgjedhje e një figure të gazetarisë është një risi për autorët e librave se rrallë herë ndodh që të ketë një përzgjedhje të tillë.
Jam shumë mirënjohë dhe për mua është një dhuratë e madhe për këtë libër që unë për herë të parë bëhem personazh o një libri të tillë’’, tha Marku.
Në promovimin e librit morën pjesë figura të tjera të shquara të medias si dhe kolegë të vetë gazetaro Xhelal Marku.
