Kompanitë shqiptare në tregun britanik, Kumria: Standarte për aprovimin e lejes kontraktore
Avokati, Saimir Kumria në një intervistë në Ora Neës u shpreh se Britania ka vendosur standarte për aprovimin e lejes konktraktore për kompanitë e huaja në tregun britanik.
Kumria: Ajo çka qeveria e re është duke implementuar së fundmi është pikërisht përmirësimi i trajtimit të dosjeve ligjore të vizave drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Nuk do të ketë një rritje të mëtejshme të kriterit financiar për bashkimet familjare.
Ajo që është akoma më interesante është pikërisht edhe në promovimin dhe hapësirën më të gjerë për ndërmarrjen e kompanive të huaja këtu fusim dhe shqiptaret që kanë një synim të jenë dhe të kenë hapësira, të marrin punë në Mbretërinë e Bashkuar si nënkontraktorë.
Duke qenë se Mbretëria e Bashkuar ka një numër të lartë vendesh pune i cili nuk ka arritur ti ezaurojë dhe ti mbulojë pasi ka bërë një politikë tepër aggressive në vitet e fundit drejt vizave të punës, ka parë që të ketë një numër shumë të ulët aprovimesh gjë që ka krijuar një boshllëk të madh në tregun e punës në Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë po e rikuperon duke lehtësuar procedurat ligjore përsa i përket hyrjes në tregun e Mbretërisë së Bashkuar të kompanive të huaja të cilët marrin një kontratë nënkontraktimi në Mbretërinë e Bashkuar për të sjellë stafin e tyre të specializuar për të realizuar punime pranë një kompanie në Mbretërinë e Bashkuar.
