EMRI/ Plagosi me thikë 42-vjeçarin në Tiranë, arrestohet autori

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Viserjon Metukun, i cili plagosi me thikë në Tiranë 42-vjeçarin G.S, banues në Shkozë.

42-vjeçari përfundoi me plagë në këmbë në QSUT, dhe rezultonte se ishte plagosur me mjet prerës.