17 krerët e lartë të OKB-së thirrje për ndërhyrje në Lindje të Mesme: Mizoritë në Gaza duhet të marrin fund!
Krerët e agjencive të Kombeve të Bashkuara po kërkojnë fundin e vuajtjes së tmerrshme njerëzore dhe katastrofës humanitare në Gaza.
Teksa po bëhet gati një që kur nisi lufta mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit, krerët e agjencive të OKB-së kanë bërë thirrje për më shumë veprim dhe presion nga liderët botërorë, si për të respektuar të drejtat e njeriut po edhe për t’i dhënë fund luftës.
"Ne nuk mund të bëjmë punën tonë përballë nevojës së madhe dhe dhunës së vazhdueshme. Ne u bëjmë thirrje liderëve botërorë, edhe një herë, të përdorin ndikimin e tyre për të siguruar respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar, ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë - përmes presionit diplomatik dhe bashkëpunimit për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë", thanë zyrtarët e lartë të OKB-së në një deklaratë, të lëshuar ndërsa liderët botërorë u mblodhën në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së (UNGA).
Më tej thuhej se mbrojtja e civileve është një nga parimet themelore të komunitetit global dhe se lejimi i vazhdimit të kësaj masakre do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmen.
"Le të jemi të qartë: Mbrojtja e civilëve është një parim themelor për komunitetin global dhe në interesin e të gjitha vendeve. Lejimi i vazhdimit të spirales së neveritshme, në rënie të shkaktuar nga kjo luftë në territorin e pushtuar Palestinez, do të ketë pasoja të paimagjinueshme globale. Këto mizori duhet të marrin fund”, përfundon deklarata.
Deklarata vjen nga 17 shefa të OKB-së dhe humanitare, duke përfshirë kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtoresha ekzekutive e Programit Botëror të Ushqimit, Cindy McCain dhe Janti Soeripto, shefi ekzekutiv i Save the Children US.
