Moti i keq bën ‘kërdinë’ në Britaninë e Madhe, shtohen paralajmërimet për përmbytje të tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 16:11
Moti i keq ka bërë ‘kërdinë’ në Britaninë e Madhe, duke shtuar paralajmërimet për përmbytje të tjera pasditen e kësaj të hëne.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë fundjavës janë përmbytur disa akse rrugore, si dhe janë mbyllur edhe 13 shkolla.
Banorët e zonave të prekura nga përmbytet u është bërë thirrje që të marrin masa për mbrojtjen e banesave të tyre.
Pavarësisht paralajmërimeve, deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo për viktima në Britaninë e Madhe.