Izraeli: Nuk ka plane të menjëhershme për të hyrë në Liban
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 16:43
Një zyrtar ushtarak izraelit tha se Izraeli po fokusohet në operacionet ajrore dhe nuk ka plane të menjëhershme për një operacion tokësor.
Zyrtari tha se sulmet kishin për qëllim kufizimin e aftësisë së Hezbollahut për të nisur sulme të mëtejshme kundër Izraelit.
Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Libanin jugor është rritur në të paktën 182, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë e Bejrutit.