“Bëhuni deputetë euroatlantikë”/ Debatet Noka-Naço-Salianji: Mos u bëj sufler! Krijon zhurmnaja
Raportimi i Ministrit të ri të Brendshëm në Komisionin e Sigurisë, Ervin Hoxha ka sjellë batuta me doza ironie mes ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji dhe kreut të komisionit, Nasip Naço.
Teksa teksa komentoi deklaraten e ministrit te Brendshem, Salianji tha se “më vjen mirë që ministri e nis duke sulmuar dhe duke na konfirmuar atë që kemi thënë në në këto vite”.
Ndërsa Naço i ka kërkuar të bëhet ‘deputet euroatlantik’, Salainji i ka kujtuar Naços situatën e vështirë politikë në të cilën i ka futur kryetari i tyre socialist, teksa i sugjeron të mbajnë një derë hapur tek euroatlantikët.
DEBATET
Flamur Noka: Deputetët e PD kemi kërkuar seancë dëgjimore me ministrin, jo sqarimore me kryetarin e komisionit. Bëj drejtuesin e mbledhjes jo suflerin e çdo deputeti që flet. Ministri është në gjendje të flasë vetë. Mos u përpiq të mbulosh situatën ku është zhytur policia e rendi me zhurmnaja e tymnaja që kërkon të krijosh.
Nasip Naço: Bëhuni deputetë euroatlantikë. Nuk jemi afrikanë.
Ervin Salianji: E di që në situatën e vështirë politike që ju ka futur kryetari i PS, mund të mbani një derë hapur te euroatlantikët edhe tek komunistët dhe cdo parti tjetër. E falënderoj sekretarin e partisë, Qefalinë për ndërtimin e vijës së partisë dhe ruajtjes që i bën kryetarit të komisionit në vijën e partisë.
Nasip Naço: E tërheq, bëhuni deputet europian.
Ervin Salianji: Në ato që lexoi ministri në këndvështrimin tim, e vërtetë ishte fjalia që tha se nuk ishte i kënaqur me punën e Ballës, Cucit dhe Xhafës. Më vjen mirë që ministri e nis duke sulmuar dhe duke na konfirmuar atë që kemi thënë në në këto vite. Vetë ministri i Brendshëm thotë se është i pakënaqur. Meqe është i pakënaqur, tek cila pjesë është i pakënaqur?
MBLEDHJA E KOMISIONIT

