Shteti Bektashi, Salianji - ministrit Hoxha: Do ketë polici më vete, a si do të funksionojë?

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ku po mbahet me kërkesë të deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, një seancë dëgjimore me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, mbi sigurinë në vend.

Deputeti Ervin Salianji, foli mes të tjerash edhe në lidhje me zgjedhjen e krerëve të policisë së shtetit.

“Që nuk jeni i kënaqur keni të drejtë se e gjithë Shqipëria nuk është e kënaqur. Më vjen mirë që ministri aprovon ato që kemi thënë gjithë këto vite.

Meqë është i pakënaqur ku është më shume, tek dekonspirimi i operacione, te përfshirja e krerëve të policisë në trafiqe, tek mos arrestimi i krerëve të bandave?

Thatë nuk ka kupolë, por kur ke strukturën më të lartë të policë që i shërben mafias, është kupolë mafia.
Sa prej punonjësve kanë zbatuar urdhrin që policët të tregonin a kishin përdorur aplikacionit SKY.
Tatë që do të ketë një gjeneratë të re drejtuesish. Pra i bie që ju i paskeni caktuar. Sa herë vjen një ministër sjell një ligj të ri.

Pra ligji gjoja me aplikim, të sjell nga karagjozë Tik Tok-u… Nuk gjeni dot ju me 12 mijë punonjës atë që është në kërkim, vjen ju gjen ai dhe ju thotë do bëhem drejtor i juaj. Jeni bërë gaz i botës”, tha Salianji.

Po ashtu, deputeti demokrat e pyetin ministrin Hoxha edhe lidhur me iniciativën e fundit për krijimin e Shtetit Bektashi. "Do ketë polici më vete, apo si do të funksionojë", iu drejtua Salianjit ministrit.

Gjatë raportimit në komision të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, Salianji iu drejtua me ironi se Policia e Shtetit duhet të ketë rol te “shteti i ri” që do të krijohet brenda Tiranës, duke iu referuar planit për Sovranitetin e Urdhrit të Bektashinjve, pasi sipas tij në mbarë territorin autoriteti i uniformave blu nuk ekziston.

“Të kërkuarit në vend që t’i gjeni ju, ju gjejnë ata ju, ose gjejnë njëri-tjetrin dhe e vrasin. Ju jeni këtu, tritoli kërcet në Shkodër. Ju nuk dilni, por ju paguheni për të dalë. Tritol atje, vrasje këtu, bëjnë ça ju do qejfi atyre.

Ndonjë amendim të ri do të ketë policia apo do të jetë sovrane? Doni një mbështetje apo jo? Që të ketë autoritet te ky shteti i ri Policia e Shtetit. M.q.s nuk ka autoritet në terren, të ketë autoritet te shteti i ri...”, tha Salianji.

Shteti Bektashi, Salianji - ministrit Hoxha: Do ketë polici më vete, a

Ministri Hoxha shmangu debatin me demokratët, por dha një paralajmërim për efektivët e Policisë së Shtetit që kanë përdorur Sky dhe EncroChat të njohura si aplikacionet e krimit.

Ervin Hoxha: S’jam as gazetar, as deputet. Jam këtu me një mision të caktuar brenda kornizave që më lejon ligji. I përgjigjem pyetjeve me korrektësi.

Në lidhje me Sky dhe aparatetet e komunimit që janë sekuestruar në Belgjikë, Holandë, Francë theksoj se punonjësit e policisë kanë deklaruar me vullnetin e tyre nëse i kanë përdorur apo jo. Ne si ministri shprehim vullnetin tonë për këto platforma të përdorura nga krimi. Ky është edhe vullneti im deri në fund si për çdo të implikuar tjetër dhe punonjës policie që i ka përdorur këto platforma do të përballen me ligjin që është në fuqi.