Merr flakë makina në ecje, shkrumbohet nga zjarri “Benzi” në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shtator 2024, 08:13
Një automjet tip “Mercedes Benz” ka marrë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht në Lungomare, gjatë orëve të natës.
Nga përfshirja e automjetit në flakë nuk ka persona të lënduar.
Dyshohet se automjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë mbërritur duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
