Arresti kardiak/ Dollenberg: Është vrasësi kryesor në të gjithë botën. Shenja tipike, dhimbja në gjoks

Mjekja, Aurora Dollenberg në një intervistë në Ora News u shpreh se si në të gjithë botën ashtu edhe në Shqipëri, arresti kardiak është vrasësi kryesor.

Dollenberg: Arresti kardiak është një rezultat final i shumë ndodhive që ndodhin në zemër duke filluar që nga infarkti i zemrës, një ç’rregullim i papritur i ritmit të zemrës, trombozat e enëve të gjakut që janë kaq masive sa që bëjnë që zemra në moment të stopojë, pra arresti është vetëm simptoma finale.

Sikundër në të gjithë botën, edhe në Shqipëri është vrasësi kryesor arresti kardiak së bashku me insulter celebrale për të gjitha moshat por sidomos tek moshat mbi 50 vjeç.

Një ndër sfidat kryesore është që të dallojë atë infarkt që nuk është tipik.

Shenjat tipike të një infarkti ne i njohim të gjithë që janë ato dhimbjet tipike e gjoksit në anën e majtë.

Kemi ndonjëherë edhe infarkt tinëzar që nuk paraqite ndonjeherë me dhimbje fare.