Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Gazetari Vatnikaj: Konkursi do monitorohet nga Ministria e Brendshme

Gazetari Edison Vatnikaj në një intervistë në Ora News u shpreh se konkursi për kreun e policisë së Shtetit do monitorohet nga Ministria e Brendshme dhe se janë 15 persona kandidatë.

Vatnikaj: Bëhet për herë të parë një nisëm e tillë, për të zgjedhur drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit nëpërmjet një konkursi.

Konkursi i cili do të monitorohet nga Ministria e Brendshme por që interes do të ketë edhe Ambasada Amerikane dhe Ambasadat e tjera pasi sigurisht bëhet fjalë për kreun e policisë së Shtetit.

Janë 15 persona të cilët kanë shprehur vullnetin për të qenë pjesë në strukturat e policisë së Shtetit dhe për të pasur një ulëse pikërisht në drejtorinë e përgjithshmë të policisë së Shtetit.

Kandidaturat janë çështje personale e çdo drejtuesi për ta hedhur dhe për të pasur ambicie për të drejtuar policinë e Shtetit.

Është një vend i lakmuar për çdo punonjës pasi karriera e gjatë e policisë se Shtetit finalizohet me drejtuesin e uniformave blu.

Është një mandat 5 vjeçar që është parashikuar në udhëzim.