TEG, blerje, argëtim dhe art/ Qendra më e madhe tregtare në vend mbështet artistët e rinj

TEG, qendra me e madhe ne vend hapi dyert për artistët e rinj duke mikpritur ekspozitën ‘Refleksion’ të studentëve të Akademisë së arteve.

Ina Cenolli menaxhere e Brandit në TEG tha se politikat e mbështetjes për talentet e reja në fusha të ndryshme e vecanërisht në art, janë në qendër të politikave sociale të qendrës tregtare.

Pedagog i Arteve, Ardian Isufi me tej shton se ekspozita sjell me pranë publikut artin bashkëkohor.

Punimet e vendosura ne mesin e qendrës tregtare ishin te realizuara nga studentet me teknika, efekte te veçanta dhe inovatore.

TEG dhe Fondacioni Mane kanë bashkëpunuar për promovimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.