“Bujqësori”, gjysmë plot/ Studentët zgjedhin degët që sigurojnë punësim, Rektori Sallaku: Bizneset kanë nevojë për profesionistë

Në Universitetin Bujqësor, 55-60% e kuotave mbeten me kërkesë të ulët për programet si: Zooteknia, Peshkimi dhe Agronomia. Rektori Fatbardh Sallaku thekson rëndësinë e ndjekjes së këtyre degëve për mundësitë e punësimit që ofrojnë.

55-60% e kuotave në universitetin bujqesor janë ende bosh, me kërkesë të ulët për programet si: Zooteknia, Peshkimi dhe Agronomia.

Rektori Fatbardh Sallaku inkurajon ndjekjen e këtyre degëve, duke theksuar kërkesën e lartë nga bizneset për punonjës

Sallaku thote numri i regjistrimeve është në të njëjtin trend me dy vite më parë.

Degët e preferuara të tyre jane Financa, Informatika e Biznesit, dhe Veterineria Bujqësore. Tashmë ka nisur faza e dytë e regjistrimeve në universitet.