VIDEO/ Berisha publikon denoncimin e të moshuarit: Rama po na merr shpirtin, na vodhi pensionet

Kryedemorkati Sali Berisha ka publikuar në Facebook videon e një pensionisti, i cili thotë se edhe pse është i majtë, Edi Rama po ua merr shpirtin.

“Pensionet nuk rriten sepse paratë vidhen dhe vetëm vidhen nga Edi Rama dhe hajnat e tij ministra dhe zyrtarë,” shkruan Berisha.

Pensionisti thotë se nuk ka rritje pensionesh, por vetëm indeksim. Aq më tepër, indeksimi që bëhej në prill, tani bëhet në tetor duke u vjedhur nga xhepi pensionistëve.

“Rama po na merr shpirtin. Kur indeksimi bëhet në prill, pse Edi Rama e bën në tetor? Ka dy vjet që na vjedh nga tetë muaj. Indeksimi nuk quhet ngritje pensioni”- thotë i moshuari.