Dosja e drejtorëve hajdutë/ Opozita në protestë para Bashkisë Tiranë, 1 minutë heshtje në nder Bogdanit. Blushi: Rama-Veliaj do ndëshkohen me çdo çmim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2024, 11:51
Ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen “5D”. Protesta ka nisur me një minutë heshtje në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani që humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak.
Kjo është protesta e 26 e opozitës para Bashkisë, ndërkohë që një protestuesit kërkojnë largimin e kryetarit Erion Veliaj.
Gjatë fjalës së tij anëtari i PL-së në Këshillin Bashkiak Tedi Blushi nga protesta para Bashkisë së Tiranës deklaroi se:

"Rama-Veliaj do ndëshkohen me çdo çmim. Edhe po u arratisën do t'i kapim si Mosadi, kriminelët nazistë. SPAK-u tradhti kombëtare".

