Berisha nën akuzë/ Vokshi: Nuk është e lehtë të dënohet një ish-president nga gjykata pa fakte

Në “Drejt” nga Luan Rama, Indrit Vokshi tha se nuk është e lehtë të dënohet një ish-president nga gjykata pa fakte, teksa foli për rastin e Berishës.

Vokshi: Nga sistemi inkuizitor kemi kaluar në sistemin akuzator dhe të dyja palët kanë të drejta të barabarta deri kur merr gjykata vendimin. Kjo çështje duhet të shkonte në mënyrë normale dhe duhej dhënë një zgjidhje nga gjykata e ka marrë një përmasë të madhe sepse është ish-kryeministri.

Nuk është e lehtë të dënohet një ish-president nga gjykata pa fakte. Prokuroria çon në gjykatë një dosje pa prova të konsoliduara, dhe mund ta humbë apo fitojë njëra palë apo tjetra. Duhet ta mësojmë këtë sistem si normal.