Kikia: Çështja e Berishës e rëndësishme, çengeli ku varet besimi i shqiptare për drejtësinë
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Mentor Kikia tha se dosja e Sali Berishës është një çështje që vendos një epokë të re mes drejtësisë dhe pushtetit.
Kikia: Nuk jam mbështetës i Berishës, por jam një kritik i tij. Berisha do të duhej që ta kishte përmbyllur misionin e tij politik dhe ta lejonte PD-në që të konsumonte debatin e brendshëm dhe të dilte një lidership nga gara e brendshme dhe jo vetë Berisha.
Përtej këtij mosaprovimi që kam ndaj Berishës si qytetar, nuk dua ta shoh këtë gjë në këtë këndvështrim dhe nuk dua të them se Berisha duhet dënuar me çdolloj kushti se nuk e duam më kryetar të PD-së. Dua që çështja e Berishës të ishte çështja më e rëndësishëm për nga vlera që ka për prokurorinë.
Ajo është një çështje që vendos një epokë të re mes drejtësisë dhe pushtetit. Berisha nuk është një kryetar i thjeshtë, por një nga njerëzit më të rëndësishëm në vend pas komunizmin. Berisha është çengeli ku do të varet besimi i qytetarëve te drejtësia e këtij vendi.
