PLEHRAT, KAPICË/ Meta: Kryeqyteti ku qytetarët paguajnë më shumë se kudo në botë për pastrimin dhe për inceneratorin që nuk ekziston (VIDEO)

Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregohen kazanët e plehrave të tejmbushur tek sheshi ''Wilson''.

Meta shkruan se ky është kryeqyteti ku qytearët paguajnë më shumë se kudo në botë për pastrimin dhe për inceneratorin që nuk ekziston.

Postimi i Metës:

Ky është kryeqyteti ku qytetarët paguajnë më shumë se kudo në botë për pastrimin dhe për inceneratorin që nuk ekziston. Ja ku është përpara sheshit Wilson, tek "Tirana e Re".