Tragjedia në Has/ U dogjën brenda në banesë, të afërmit e viktimave: Djali hyri për të shpëtuar nënën dhe ngeli brenda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2024, 10:50
Familja Lushi në Nikiloq të Hasit ka hapur dyert e mortit për 57-vjeçarin Rexh Lushi dhe nënën e tij, Fatime Lushi, që humbën.
Të afërmit e viktimave kanë thënë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e energjisë elekrike.
Ata thanë se Rexha ishte duke ndihmuar nënën për ta nxjerrë nga shtëpia.
“S’kishte asnjë lloj mundësie për t’i ndihmuar, ishin të gjithë policia, zjarrfikësit dhe i gjithë katundi,” shprehet një bashkëfshatar i viktimave. Ka hyrë për të nxjerrë nënën dhe ka ngelur brenda''.
Ai tha se Rexha kishte njoftuar edhe policinë, përpara se të futej për të shpëtuar nënën e tij.
Nga zjarri ka shpëtuar bashkëshortja e Rexhës.
Viktima i kishte fëmijët dhe pjesën tjetër të familjes jashtë vendit, kryesisht në Angli.
