Muka: Fenomeni i shitjes së diplomave është në të gjitha nivelet, pse nuk ka ende hetim në Shqipëri?

Studiuesi, Taulant Muka përmes një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës u shpreh se fenomeni me shitje diplomash është në të gjitha nivelet.

Muka: Kemi të bëjmë me vjedhje në të dyja rastet. Unë nuk besoj se ne si shoqëri shqiptare habitemi me faktin se vidhen diplomat dhe titujt.

Ministrja e Arsimit ka blerë, sikurse shumë politikanë shqiptarë dhe si shumë akademikë apo profesorë dhe rrjedhimisht do e gjesh si fenomen me shitje diplomash në të gjitha nivelet.

Ajo që më shqetëson më shumë është se si është e mundur që duhet të presim prokurorinë italiane të hetojë falsifikimin dhe vjedhjen e diplomave dhe titujve akademikë dhe jo prokuroria e Tiranës.

Ku është Prokuroria e Shqipërisë me gjithë këto vjedhje titujsh e plagjiaturash që ne kemi nxjerrë?

Pse nuk ka ende një hetim sot kur vazhdohet që këta persona qëndrojnë në krye të institucionit dhe mbajnë peng pikërisht këtë sistem arsimor shqiptar të klabur.