EMRAT/ TRAGJEDI! Përfshihet nga flakët banesa në Has, ndërrojnë jetë nënë e bir
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2024, 07:57
Zjarr në një banesë në fshatin Nikoliq të Hasit, vdesin nënë e bir. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës.
Në shtëpi jetonte një familje. Djali i shtëpisë, Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm.
Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën, Time Lushin, e bllokuar mes flakëve por nuk ka mundur dot të dalë prej andej.
Zjarrfikësit kane gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj.
