Arrestet kardiake/ Temali: Në kardiologji njihet si vdekje e papritur, gjithçka ndodh brenda një ore

Kardiologu, Indrit Temali në një intervistë në Ora News u shpreh se arrestet kardiake në kardiologji njihet si vdekje e papritur dhe gjithçka ndodh brenda një ore.

Temali: Kjo është situatë tragjike, i shpreh ngushëllimet familjes.

Në kardiologji në sëmundjet e zemrës njihet si vdekje e papritur e cila ndodh nga fillimi i ankesave deri në humbjen e jetës së pacientit.

Gjithçka ndodh brenda një ore në një pacient që në dukje ka qenë i shëndetshëm dhe pa sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është një situatë fatkeqe që ndodh edhe tek të rinjtë nën moshën 35 vjeç.

Ndodh tek meshkujt kryesisht më shumë, dhe mund të ketë arsye të ndryshme.