Hasani uron Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës: Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka uruar Alain Berset për marrjen e detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Në një postim në rrjetin social X, ministri Hasani shkruan se Berset do të forcojë vlerat e përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

“Urime Alain Berset për marrjen e detyrës si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Lidershipi juaj do të forcojë padyshim vlerat tona të përbashkëta për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë!”, ka shkruar ministri në X.

Berset u zgjodh si Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për një mandat 5 vjeçar në qershor.

Ai mori 114 vota kundrejt rivalëve Indrek Saar dhe Didier Reynders, të cilët morën 85 vota dhe 46 vota.