Ndryshime në qeveri/ Kush janë zv. ministrat e rinj, njëra prej tyre u promovua pak ditë më parë nga Rama

Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar disa zëvendësministra të rinj.

Kështu, Blerta Rama emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ndërkohë Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Po ashtu kryeministri Rama ka emëruar Ilva Gjuzin zëvendësministre të Turizmit dhe Mjedisit.

Gjuzi u prezantua në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS nga Edi Rama si nënkryetare e Asamblesë dhe u promovua në media ditët e fundit.

Ndërsa Silda Çepe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

VENDIMET

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
  
V E N D O S I:

Znj. Blerta Rama emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
***
 
V E N D I M
PËR
 
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të                           ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:

 

Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
***
 
V E N D I M
PËR
 
EMËRIM NË DETYRË
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të                            ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
 Znj. Ilva Gjuzi emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
***
 
V E N D I M
PËR
 
EMËRIM NË DETYRË
 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të                            ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
  
Znj. Silda Çepe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
 
***
 
V E N D I M
PËR
 
EMËRIM NË DETYRË
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të                            ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Z. Sofjan Jaupaj emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA