Dialogu Kosovë-Serbi/ Tryezë boshe në Bruksel, Veliu: Mungon interesi nga të dyja palët

Njohësi i çështjeve rajonale, Lulzim Veliu në një intervistë në Ora News u shpreh se mungon interesi nga të dyja palët për dialogun Kosovë-Serbi. 

Veliu: Unë mendoj se politika në Kosovë është kryekëput e përqëndruar në zgjedhjet e përgjithshme që tani më është e përcaktuar data e tyre që do jetë në shkurtin e vitit që vjen.

Sikur mungon interesi nga të dyja palët për realizimin e asaj marrëveshjeje të shumëpërfolur, marrëveshje që është arritur në Bruksel pastaj edhe në Ohër është përcaktuar intinerari i gjithë realizimit të asaj marrëveshjeje.

Këtu shohim një mosinteres të njërës e as palës tjetër për realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Dialogu është në interes të të gjithëve e më së shumti të Kosovës