Trump në dalje pas atentatit, Lumaj: Situatë shqetësuese për të dy palët. Shërbimi sekret, i papërgatitur
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 18 Shtator 2024, 18:46
Avokati, Peter Lumaj në një intervistë në Ora News u shpreh se atentatet ndaj Trumpit janë shqetësuese për të dyja palët.
Lumaj: Kjo është tentative e dytë që bëhet për jetën e Trump.
Ajo që më bëri përshtypje është se vetë Harris e thirri Trumpin personalisht dje dhe është shqetësuese për të dyja palët që po ndodh diçka e tillë.
Mbi 60 mijë vetë kanë bërë rezevime deri tani që do marrin pjesë në tubimin e Trump.
Kjo tregon mbështetjen masive që ka Trumpi edhe në shtetet që kryesisht votojnë demokratët.
Kjo tregon edhe njëherë që shërbimi sekret ishte pothuajse i papërgatitur.
