Zv. Drejtori i policisë së Kosovës, Elshani: Kemi mjaftueshëm policë nëse ndodh një tjetër rast si Banjska

Zëvendës drejtori i policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani në një intervistë në Ora News u shpreh se policia e Kosovës ka mjaftueshëm policë nëse ndodh një rast tjetër si Banjska.

Elshani: Kemi pajisjet e nevojshme në mënyrë që të përgjigjemi në ndonjë rast tjetër si Banjska edhe pse shpresojmë që të mos ndodhë një gjë e tillë.

Ne kemi numër të mjaftueshëm policësh dhe kemi pasur që gati dy vite dhe në moment që ka nevojë për ndërhyrje atëherë ne i kemi në afërsi policët.

Momentalisht ne kemi policinë e Rendit, kemi policinë Kufitare dhe kemi policë të njësive Speciale në rast se kemi nevojë për ta.

Është njëjtë sikur një komisariat në Tiranë që funksionon.

Për arsye se është edhe KFOR-i, këtu atëherë në zonën kufitare zakonisht kemi patrullime të përbashkëta me KFOR-in.