Asociacioni/ Zejnaj: Kurti është sprovuar nga aleatët, nuk e çoi draftin në Kushtetuese

Politologu, Argjend Zejnaj në një intervistë në Ora News u shpreh se Kurti është sprovuar nga aletatët e Kosovës për çështjen e Asociacionit.

Zejnaj: Po shohim një kryeministër që po orvatet që të hyjë në paketë.

Kryeministri Kurti po tenton që të hyjë në paketeë që të mos dalë si plan prishës i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjithsesi që kryeministri Kurti është sprovuar nga aleatët e Kosovës në momentin kur kemi qenë në pikën për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Kur i është kërkuar që draftin e atij Asociacioni nëse do dëshirontë të tregonte se është seriozisht duke u marrë me temën e Asociacionit , ta dërgonte në gjykatën Kushtetuese.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe pjesa tjetër është histori të cilën e kemi diskutuar kohë pas kohe.