Pastori Vilajeti: Prifti Nikolla Xhufka i vetëshpallur, kur i bëra një pyetje të thjeshtë nuk dinte të përgjigjej

Pastor, Paulin Vilajeti i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se At Nikolla Xhufka është një i vetëshpallur i tillë dhe se kur e ka takuar rastësisht dhe i ka bërë një pëytje ai nuk ka ditur të përgjigjet.

Vilajeti: Ka individë të ndryshëm sot në shoqërinë shqiptare të cilët marrin  emrin e Pastorit dhe them jam Pastor dhe kur ti dëgjon duke folur duket sikur këta njerëz ta shtrembërojnë Perëndinë të cilin Bibla e ka sepse thjesht po them kanë qenë disa kohë në një kishë Ëngjëllore dhe thotë tani unë jam Pastor dhe del e fillon e predikon.

Unë mendoj se ky zotëria është një i vetëshpallur.

Unë nuk besoj që Kisha Ortodokse Autoqefale shqiptare ka ndonjë problem që dikush të jetë kundër.

Problemi është kur ajo që unë jam kundër marr një petkë ku dua të përfaqësoj atë që nuk di se çfarë është.

Rastësisht kur e kam takuar këtë djalin, i bëra vetëm një pyetje dhe nuk dinte që të me jepte një përgjigje në atë që unë e pyeta.

Më pas ndjeva një lloj dhimbje jo për djalin por për veshjen që ai djalë ka vendosur.