Colleen Hyland takon Dumanin: SHBA mbështet SPAK-un dhe përparimin e reformës në drejtësi
Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.
Në njoftim ajo thotë Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura, duke theksuar rolin kyç të reformës në drejtësi.
Ambasada e SHBA: Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin kyç të reformës në drejtësi në përparimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike.
