EMRAT/ Të shtënat me armë në Malësinë e madhe, identifikohen dy të plagosurit dhe autori
Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Malësi të Madhe.
Mësohet se ata janë B. Qofi dhe A. Hasanaj, të cilët janë transportuar në spital.
Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të diele (15 shtator) në fshatin Vrakë, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.
Autori i plagosjes dyshohet se është shtetasi L.Rakaj.
Deri tani, motivet e incidentit mbeten të paqarta, dhe autoritetet po punojnë për të mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
