Manastirliu: 850 psikologë dhe punonjës socialë në shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se, për vitin e ri shkollor, janë në dispozicion 850 psikologë dhe punonjës socialë, me një rritje prej 50 punonjësish në këtë shërbim, për të përmbushur më mirë nevojat e nxënësve.

Manastirliu theksoi se, politikat e qeverisë kanë në fokus të sigurojnë mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për çdo fëmijë në shkollë.

“Mbështetja e nxënësve përmes këshillimit psikologjik dhe përkujdesit social është një shtyllë e rëndësishme e politikave tona për të siguruar mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm për çdo fëmijë në shkollë”, tha ajo.

Synimi është që të krijohet hapësirë ku çdo nxënës të mund të rritet dhe të zhvillohet i mbështetur emocionalisht dhe psikologjikisht.