Roskovec/ Një person gjen vdekjen në rrethana misterioze. Ja dyshimet e para...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2024, 13:24
Një person ka gjetur vdekjen në mesditën e sotme në qëndrën shëndetësore në Rroskovec, ndërsa shtetasi ende i paidentifikuar është i seksit mashkull.
Personi thuhet se ka gjetur vdekjen, pasi ka dyshime të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi i ekspertëve të kriminalistikës po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Nuk dihet nëse personi ka qënë punonjës e ka qenë duke punuar, qytetar apo nëse ka qenë pacient që ka vajtur për të marrë ndihmën mjekësore.

