PAMJET/ Reshje shiu në Veri, ARRSH: Qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se reshjet e shiut që vijuan gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit shoqëruar me rrebeshe lokale në rajonin verior, kanë sjellë rënie gurësh e inertesh në disa akse rrugore.

Sipas ARRSH-së, prezencë të inerteve kishte në akset Dushaj-Sheshi i Tragetëve, Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë Skuraj-Burrel, Lezhë-Vau Dejes, Ura e Zapodit Shishtavec, Bajram Curri-Valbonë, Qafë Bualli-Ura e Cerenecit, Vau Dejes-Pukë-Kalimash, të cilat janë pastruar dhe qarkullimi vijon normalisht.

“Kontraktorët e mirëmbajtjes, me mjete dhe punëtorë janë në terren dhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor”, bën të ditur ARRSH.