Diaspora për Shqipërinë, Marashi: Kemi rrjete të sukseshme në gjithë botën dhe bashkëpunim me Arbëreshët

Presidenti i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës shqiptare në Itali, Vat Marashi në një intervistë në Ora News u shpreh se kemi rrjete të sukseshme në të gjithë botën dhe bashkëpunim me Arbëreshët.

Marashi: Ne kemi sot disa rrjete shumë rrjete edhe shumë të suksesshme në të gjithë botën.

Ato tashmë janë të lidhura, jemi bërë një network unik.

Kjo ide ka qenë jo krejt e re por meqënesë në rastin tonë rrjeti i Italisë ka një lidhje të afërt me Shqipërinë, numri i emigrantëve është jashtëzakonisht i madh në Itali si edhe në Greqi.

Kemi edhe një faktor jashtëzakonisht të pëlqyeshëm siç është ai Arbëresh.