Fëmijët në konflikt me ligjin nisën vitin e ri shkollor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2024, 13:34
Fëmijët në konflikt me ligjin kanë filluar vitin e ri shkollor. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja theksoi rëndësinë e arsimit në rrugën e tyre drejt rehabilitimit dhe integrimit shoqëror.
Manja bëri të ditur se ata janë pajisur me libra e mjete shkollore.
“Arsimimi është çelësi për një të ardhme më të mirë! Edhe të rinjtë në konflikt me ligjin kanë nisur vitin e ri shkollor, të pajisur me libra e mjete shkollore, si çdo nxënës tjetër”, u shpreh Manja.
Edukimi është një forcë e madhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt.
