Dronët ''korrierë'' në burgje/ Softa: Në burgun e Peqinit aludohet që arma është futur me dron
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë në Ora News u shpreh se arma brenda burgut të Peqinit mund të jetë futur me dron.
Softa: Kur ka ndodhur ngjarja e parë në burgun e Peqinit, kur ishte një armë e futur , media ka dhënë si informacion që droni mund të jetë futur me armë, pra ishte një version që arma brenda burgut të Peqinit është futur me dron.
Gjë që nuk u vërtetua dhe mundësia e depërtimit të armës mund të ketë qenë edhe për shkak të korrupsionit dhe formave të tjera të komunikimit më administratën.
Por ky dron që u aludua që mund të ishte i tillë që mund të përdoret nga grupet kriminale ndodhi në Burrel.
U tha që ky dron mund të jetë përdorur nga një fëmijë apo jo nga një fëmijë por megjithatë ai u gjet në hapësirën e ndaluar të një zone ku arrestimi i një personi dhe hetimi i saj pretendojmë të çojë kush është prap dronit dhe qëllimet e dronit.
