“AJKA” ME DROGË DHE “IPHONE” NË PEQIN/ Si po bëhet qesharake situata në burgjet e sigurisë së lartë nga “loja” me dronë

Futja e drogës dhe telefonave në burgun e sigurisë së lartë Peqin dyshohet se është bërë  jo vetëm nga 1 dron, por nga 4 të tillë.

Këto dyshime janë ngritur nga Policia e Burgjeve pasi sendet e paligjshme u gjetën të shpërndara në disa ambiente të burgun Peqin.

Futja e më shumë se 1 droni besohet të ketë çorientuar dhe pajisjen elektronike që shërben në burg si bllokues valësh rreth perimetrit rrethues të këtij burgu.

Burime pranë burgut thanë për gazetarin e “Ora News” Elton Qyno, se sendet e paligjshme janë hedhur brenda në burg duke u ambalazhuar në gota kosi të markës “Ajka”, të cilat janë instaluar teknikisht në trupin e dronave.

Situata tashmë po hetohet me vëmendje, ndërsa po vijojnë kontrollet sektor më sektor për të gjetur drogë, celularë dhe sende të paligjshme.

Njëherësh është angazhuar dhe policia e Elbasanit, komisariati i Peqinit për zbulimin dhe arrestimin e personit që ka drejtuar dronin nga jashtë ambienteve të burgut të Peqinit.

Operacionalia ka kontrolluar të gjitha qelitë se në burgun e Peqinit është zhvendosur “41 bissi”, pasi s’ka më “41 biss” tek “313”-ta në Tiranë.

Mbrëmë kanë kontrolluar fije e për pe nga frika se mos kishin hedhur armë ndaj kanë shkuar në vendngjarje shumë trupa policore.

Dy telefona “Iphone”, 8 fisha karikuesi, 33 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, rreth 210 gram e ndarë në doza të vogla lëndë e dyshuar kanabis sativa, janë kapur tashmë nga policia në trupin e dronit.