EMRI/ U kap në “shtëpi bari”, dënohet me 20 muaj burg 47-vjeçari shqiptar në Angli
Një shqiptar është dënuar me 20 muaj burg në Angli. Mësohet se Arben Kolgjoku, 47 vjeç kultivonte bimë kanabisi me vlerë deri në 105,000 £ për të shlyer një borxh. 47 vjeç, tha se ishte pjesë e kulturës së tij që njerëzit punonin për të shlyer borxhet, gjë që ai e bëri duke u kujdesur për rritjen e paligjshme në një shtëpi në Gateshead pasi i detyrohej 7,000 £.
Babai i dy fëmijëve i martuar, pa vendbanim të caktuar, Kolgjoku pranoi prodhimin e kanabisit. Ai do të kthehet automatikisht në Shqipëri pas lirimit nga burgu, tha Gjykata e Kurorës së Newcastle. Policia bastisi një shtëpi trekatëshe në Windmill Way më 17 maj, e cila ishte kthyer në një fermë kanabisi. Ata gjetën 283 bimë me vlerë deri në 105,000 £
Gjatë gjykimit të çështjes, Kolgjoku ka refuzuar të thotë se kujt ia kishte borxhin nga frika e pasojave Ai tha se ishte bir fermerësh, mori një diplomë në biokimi dhe punoi si truprojë në vendin e tij dhe në bujqësi në Itali, përpara se të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar.